INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infektohet me Covid-19 bashkë me djalin 3-vjeçar, ylli BOTËROR dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë [FOTO]

Infektohet me Covid-19 bashkë me djalin 3-vjeçar, ylli BOTËROR dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë [FOTO]

Publikuar më: 18:30 04-04-2020

Të shumtë janë personazhet e njohur në botë, që janë prekur nga koronavirusi.

Rasti më i fundit është këngëtarja e njohur Pink, e cila ka deklaruar në rrjetet sociale se ajo dhe djali i saj kanë kaluar javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.

Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës, raporton CNN.

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.

Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

‘Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë’, shkroi ajo në Twitter.

Më tej, këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të ‘mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona’.

Pink do të dhurojë 1 milion dollar- 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.

2b0abfeb11c1dccd65403beb0dd9d27c_L.jpg

pink_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658