INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infekton qëllimisht me HIV 10 të dashurit e tij, arrestohet parukieri

Infekton qëllimisht me HIV 10 të dashurit e tij, arrestohet parukieri

Publikuar më: 10:55 18-09-2017

Marrëdhënia homoseksuale duket se u ka kushtuar shumë disa burrave në Britani. Dhjetë të dashurit akuzojnë parukierin se i infektoi qëllimisht me HIV. Pas akuzave të para të ngritura ndaj 26-vjeçarit Daryll Rowe nga Edinburgu, për infektimin e disa meshkujve me sëmundjen e shekullit, numri i personave që kanë ngritur padi ndaj tij ka arritur në 10. Rowe, i cili është HIV pozitiv, i mohon të gjitha akuzat kundër tij për një dëmtim të qëllimshëm të shëndetit. Të gjithë meshkujt kanë pasur marrëdhënie me parukierin. Ai u hetua pasi të dashurit e tij pretendojnë se ai kishte manipuluar me kontracepsionin ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me meshkujt në Brighton midis tetorit 2015 dhe janarit të vitit të kaluar. Rasti i tij po përgatitet për tu shqyrtuar në gjyq në muajin tetor. Javën e kaluar gjyqtari dha një urdhër gjykatës që të ruaj anonimitetin e të gjitha viktimave të supozuara. Ekipi i mbrojtjes kundërshtoi kërkesën e prokurorisë që burrat të japin dëshmi para një ekrani apo kamere për mbrojtjen e tyre. Gjykata bëri të ditur se Rowe është arrestuar në Skoci.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551