INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infermier në Gjermani, ministri i Shëndetësisë: Do rekrutojmë staf shqiptar

Infermier në Gjermani, ministri i Shëndetësisë: Do rekrutojmë staf shqiptar

Publikuar më: 08:52 04-07-2018

Gjermania do të marrë personel mjekësor nga Shqipëria dhe Kosova, por do të kujdeset që këto vende të mos kenë vetë mungesa të stafit mjekësor shkruan Deutsche Welle.

Me një program prej disa miliarda eurosh qeveria gjermane synon të kapërcejë mungesat në stafin e kujdesit për të moshuarit dhe në infermierë.

I ashtuquajturi “Konzertierte Aktion Pflege” (aksion i koordinuar në sektorin e kujdesit shëndetësor) u prezantua të martën në Berlin dhe përfshin së paku tre Ministri, atë të Shëndetësisë, të Familjes e Ministrinë e Punës.

“Vetëm 28 konkurrues ka për çdo 100 vende vakante”, tha ministrja e Familjes, Franziska Giffey. Prandaj edhe krahas përmirësimit të kushteve të punës e rritjes së pagës kjo mangësi do të plotësohet nëpërmjet rekrutimit masiv nga vende si Shqipëria dhe Kosova, popullsia mesatare e të cilave është 29, përkatësisht 26 vjeçare.

“Këto vende kanë shkolla shumë më të mira se ç’mund të mendojë kush”, tha ministri i shëndetësisë Jens Spahn të martën para gazetarëve në Berlin. Ai shtoi se deri tani është bërë një përvojë e mirë me to, dhe se në të ardhmen rekrutimi do të bëhet ndoshta më i organizuar dhe më i strukturuar.

Se si do të bëhet rekrutimi konkretisht, se a do të nënshkruhen marrëveshje bilaterale mes shteteve apo me agjencitë ndërmjetësuese dhe punëdhënësve të mundshëm, siç është deri tani, kjo duhet shqyrtuar, tha Spahn.

Megjithëse shkollat shqiptare nxjerrin shumë infermierë, shkruan Deutsche Welle afro 3000 në vit, ekspertët janë të shqetësuar për mungesën e profesionistëve nëpër spitale, pasi infermierët më me përvojë po largohen.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936