INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infermierët shqiptarë s’po ikin në Gjermani vetëm individualisht, po gjermanët po vijnë në Shqipëri për t’i joshur

Infermierët shqiptarë s’po ikin në Gjermani vetëm individualisht, po gjermanët po vijnë në Shqipëri për t’i joshur

Publikuar më: 08:48 23-08-2019

Personelit shëndetësor vitet e fundit është përfshirë në një valë emigracioni. Dita ditës spitalet e vendit po zbrazen. Më shumë nga të gjitha shtetet ata po vlerësohen nga Gjermania që jo vetëm ju lidh kontrata pune, por dhe i paguan shumë mirë me të paktën me 4 herë më shumë se në vendin tonë.
Shumë nga bluzat e bardha kanë ikur individualisht në Gjermani, por së fundmi duket se ikja e tyre do jetë më e organizuar. Monitor ka mësuar se para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë. Ata përzgjodhën disa infermierë për t’i punësuar. Vetëm në një ditë infermierët e përzgjedhur ishin rreth 20. Ata do të lënë punën dhe do të marrin pagë nga gjermanët deri sa të mësojnë gjuhën. Më parë ky stimul nuk mundësohej, pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratë shkruhet se punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1.500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi njohuritë të jenë përvetësuar pagat do të shkojnë mbi 2000 euro.
Aktualisht vetëm në spitalin e pediatrisë në QSUT ka mungesë personeli infermieror me 30%. Nga 23 infermierë që janë në organike 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.
Nga viti 2013 në 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Kurse vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111