INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infiniti prezanton modelin 'QX80' për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Infiniti prezanton modelin 'QX80' për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:04 11-01-2018

Me një dizajn të ri të inspiruar nga një fytyrë e egër, me linja të përparme në maskarino dhe parakolpe të kromuara, Infiniti ka lancuar modelin e ri “QX80” si modeli i ri dhe i avancuar i modelit të mëparshëm “QX56”.

Infiniti është një markë japoneze e karakterizuar për prodhimin e makinave luksoze me motorë të fuqishëm.

Me një sistem “Hydraulic Body Motion Control”, modeli “QX80” ofron një kontroll të madh në sistemin e amortizimit duke i dhënë luksin kësaj fuoristrade ti kaloj gropat dhe problemet e rrugëve me një lehtësi të madhe.

Me një monitor qëndor prej 8 inçësh me funksionimin e imazheve “3D”, modeli “QX80” ofron sistemin 4wd të kontrollit të katër rrotave aktive i cili ju jep një kontroll të lartë për të evituar rrëshkitjet në rrugët me lagështirë apo ku ka rënë dëborë.

Modeli “QX80” ka disqe të kromuara prej 22 inçësh.

Ky model ka një motor me cilindratë prej 5.6 litërsh me 8 pistona dhe prodhon 400 kuaj fuqi, ka gjithashtu një transmision automatik me 7 marsha dhe arrin shpjetësinë nga 0 deri në 100 km/h për 7.5 sekonda.

Inxhinieria Japoneze ka inkorporuar në modelin Infiniti “QX80” dy monitorë prej 3.9 për argëtimin e pasagjerëve që janë ulur mbrapa, gjithashtu në pasqyrën kryesore ju do të keni mundësinë të keni një shikim “smart” me pamje prej 360 gradësh.

Modeli “QX80” ka një sistem audio të përbër prej 15 boksesh me sistemin e volumit të lidhur me shpejtësinë e makinës dhe ka kapacitet të akomodojë 7 persona në bord.

Infiniti “QX80” vjen për të gjithë të interesuarit me një çmim bazë prej 77 mijë euro plus koston për opsionet shtesë.

9_wef023.PNG

se890r0-g_42.PNG

90_uergf_23.PNG

ser0-gti_34-.PNG

er-g_-34_wq34.PNG

se90_rt0234.PNG

er-g_-34_wq34.PNG

se-_-tq23.PNG

serg9-_34.PNG

xf-_bw3.PNG

se90_rf-q34.PNG

se_rif3q4_qw3.PNG

90_uwerfq23.PNG

9_8segw3.PNG

se-r_i0gf-w34.PNG

dr-0gw3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0045239925384521