INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ingrit Gjoni e bën djalin si vetja

Ingrit Gjoni e bën djalin si vetja

Publikuar më: 12:52 25-02-2016

Ndodh shpesh që në vend që të bëhesh me fëmijë, të gjesh një shok të mirë.

Ky është pikërisht rasti i këngëtares bukuroshe, e cila duket se dhe e vesh djalin sipas shijeve të saj, që të kombinohen kudo. Një stil që duket se u shkon të dyve, me këmishat me kuadrata dhe pantallonat xhinse të kthyera pak në fund që krijojnë idenë e dy veshjeve të përshtatura deri ne detaje. Nuk mund të mungonin as këpucët me të njëjtën ngjyrë vetëm se duhet thënë që Paridi bukurosh është pak më serioz, në ndryshim nga mami që del rrotull me xhinse të grisura.

Megjithatë, kjo duket se është një veçori e të gjithë familjes Gjoni, pasi edhe motra e saj më e madhe nuk shëtit rrugëve me vajzën, por me veten e saj në miniaturë. Inisi dhe bukuroshja e vogël shfaqen në një stil all black dhe jo vetëm, me xhaketa lëkurë identike, pantallonat gjithashtu dhe vetëm për ta mbyllur me këpucët. Tek këto të fundit vogëlushja nuk ka mundur të veshë taka si të mamit, por sandalet e saj nuk kanë pse të kenë zili njeri.

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207