Të mendosh që jemi në vitin 2016-të dhe ka ende “artistë” që kopjojnë në një formë perfekte.
Ingrit Gjoni sapo ka publikuar klipin e saj më të ri. Për hir të së vërtetës mund të themi se ky është klipi më i mirë që ajo ka realizuar por ja që shkëlqimit i erdhi fundi brenda 24 orëve. I gjithë koncepti i klipit është i kopjuar nga projekti muzikor i këngëtares Eleni Foureira me titull “Den Sou Xrostao Agapi”. Ingriti nuk ka lënë gjë pa kopjuar duke filluar nga skena në vaskë me flokët e lagura, tek tavolina ku ajo duket e depresuar dhe partneri e trajton keq. Me siguri disa mund të thonë se Ingridi ka harruar të kopjojë skenën ku Eleni ndodhet në krevat…JO nuk ka harruar! Hidhini një sy videos mëposhtë…