INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ingrit Gjoni vjen ndryshe këtë herë, bëhet pjesë e kësaj nisme që na prek të gjithëve [FOTO]

Ingrit Gjoni vjen ndryshe këtë herë, bëhet pjesë e kësaj nisme që na prek të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 11:20 22-02-2018

Ingrit Gjoni është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, por përvecc muzikës ajo është shumë e angazhuar edhe me fashionin. Ingriti numëron shumë hite në repertorin e saj si dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale ku i mban fansat të azhornuar me projektet e fundit. Mirëpo fotoja e postuar së fundmi në Instagram s’ka të bëjë fare me ndonjë projekt, por me një iniciativë shumë humane.
Këngëtarja së bashku me disa kolegë të saj i është bashkuar kauzës për t’i ardhur në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Jam shumë e lumtur që u bera pjesë e kësaj nisme, bashkë me kolegët e mi. Uroj që kjo nismë të jetë në mbarë Shqipërinë, do të jem shumë e lumtur që të jem pjesë e kësaj nisme edhe më tej në vazhdim. Faleminderit edhe publikut të gjerë që u bashkuan me ne në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ju dua ❤️❤️”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos që ka publikuar në “Instagram” me dy nga fëmijët që janë pjesë e aktivitetit.

gjoni.png

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889