Ajo u dhuroi grave që punojnë në institucionin e drejtuar prej saj por edhe banoreve të zonës, spërkatës me piper. Një iniciativë kjo për të mbrojtur gratë nga agresioni. Kështu Susanna Ceccardi, kryetarja e Cascinës, komunë në provincën e Pizës, ka vendosur të sigurojë punonjëset e bashkisë dhe banorët armën vetëmbrojtëse. Shishja e vogël shërben për të shmangur sulmuesit e mundshëm dhe ata me qëllime keqdashëse. Një vendim që ka qenë një sukses i madh në mesin e grave të qytetit të cilët thonë se tani ndihen më të sigurt: "Nëse dal në orën tetë në mbrëmje nga zyra kur jashtë është errur, unë jam më e qetë me një mjet mbrojtës", pranoi një punonjëse e Komunës. Spray i piperit mund të blihet në shitës të specializuar dhe në disa kioska. Një instrument që i bën njerëzit të ndihen më të sigurt, edhe pse jo të gjitha janë bashkuar me iniciativën: "Nuk doja që ta mbante atë me vete në çantë," tha një intervistuese.