E ardhmja e Andres Iniestas ka marr një zhvillim të papritur.
Mesfushori i Barcelonës ka mundësi reale që të transferohet te Juventus.
Andres Iniesta shton edhe më shumë zërat për të ardhmen e tij. Mesfushori i Barcelonës ka dhënë një intervistë për "RAC1" duke sqaruar dhe pozicionin e tij në merkato.
"E kam thënë edhe disa javë më parë që kur të mbyll aventurën këtu do të kem një takim me drejtuesit e skuadrës. Ne gjithmonë do të shohim më të mirën për të dyja palët. Vëmendja ime është që minimalisht të përfundoj kontratën aktuale dhe këtë gjë dua që të bëj", ka thënë kapiteni i Barcelonës.
Fjalë që të lënë të kuptosh se ai mund të largohet sezonin e ardhshëm ku i përfundon dhe kontrata. Juventus me në krye "ekspertin" në të tilla raste, Marottën ka bërë gati lëvizjen për ta sjellë ashtu si Dani Alves në Torino me parametra zero.