Andres Iniesta bëri të ditur pak kohë më parë se do të largohet nga Barcelona por mesa duket nuk do të shkojë larg Spanjës. Lajmet se mesfushori do të shkojë në Japoni tek ekipi i Visel Kobe po hidhen poshtë çdo ditë e më shumë pasi lojtari dëshiron të bashkohet me Guardiolën.
“Yahoo Sports” raporton se "Don Iniesta" do të ketë një ribashkim me Pep Guardilën tashmë në rolin e ndihmës trajnerit tek skuadra e Manchester City. 34-vjeçari e pëlqen të jetë krahu i djathtë i ish-trajnerit të tij te Barcelona, madje është i prirur për një marrëveshje të tillë.
Vendi i ndihmësit të Gruardiolës mbetet bosh ende që pas largimit të Arteta nga City. Do të jetë tepër interesante të shohim Iniestan të na dhurojë spektakel edhe nga stoli.