E ftuar në kolltukun e rehatshëm të Arjolës, në rubrikën “Life Stories nga Arjola Shehu”, Inis Gjoni ka rrëfyer për marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e saj.
Përveçse të dyja kanë një dobësi për modën dhe përpiqen të kombinohen me njëra-tjetrën, duket se vogelushja Coco Antonel ka trashëguar talentin e së ëmës edhe sa i përket baletit. Çdo darkë Coco kërkon ë praktikohet pak, përpara se të flerë.
Por çfarë i thotë regjizorja dhe prezantuesja e njohur të bijës në lidhje me të atin? Inisi tregoi se njësoj siç prindërit e saj e kanë rritur atë, ashtu po e rrit edhe ajo vajzën e saj. “Jam e sinqertë” deklaron Inisi në këtë pjesë të intervistës. Por a ndihet Inisi me fat?!
Këtë ju ftojmë ta zbuloni në videon e plotë në YouTube, në kanalin InTv Albania nën emrin Life Stories- Inis Gjoni.