INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inis Gjoni në gjyq për videon e famshme të seksit, ja shuma marramendëse që kërkon dëmshpërblim! [FOTO]

Inis Gjoni në gjyq për videon e famshme të seksit, ja shuma marramendëse që kërkon dëmshpërblim! [FOTO]

Publikuar më: 11:19 25-05-2017

Një histori e pafund ajo mes Inis Gjonit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për videon intime me partnerin e saj Arjan Selimi, e publikuar mbi 10 vjet më parë.

Kjo është hera e dytë që beteja ligjore po zhvillohet në Gjykatën e Lartë, me regjisoren që ka paditur prokurorinë dhe kërkon 200 mijë dollarë amerikanë si dëmshpërmblim për videon që u publikua në vitin 2004. Video, që ka përmbajtje të fortë erotike, shfaq në momente intime atë dhe partnerin e saj të ndjerë Arjan Selimi, i cili u vra në vitin 2011. Video u filmua nga Selimi në momente dhe ambiente private, por u përhap në masë nga aparatet celularë, duke i mundësuar gjithë publikut që ta shihte. Në këtë mënyrë u kthye në një llojë pararendëse e videos porno të Kim Kardashian, vetëm se Inis Gjoni nuk kërkoi kurrë që këto materiale të përhapeshin. Gazeta Shqiptare shpjegon se kjo pasi video u bë publike në kohën kur telefoni i Selimit ishte sekuestruar si provë materiale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak të hetimit të dosjes “Kompas”. Ngjarja u bë menjëherë publike dhe u trajtua shumë në media pasi Inis Gjoni ishte një ish-balerinë dhe moderatore e suksesshme. 

inis2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822