Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka paralajmëruar se në 240 shkolla në vend do te zhvillohen inspektime të rastësishme. Në një mesazh për mësuesit, Shahini thekson se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.
‘’Duke filluar nga data 9 shtator ekipet e ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe tek shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që në 16 shtator të fillojmë mësimin’’, shprehet Besa Shahini.