INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inspektorët e Tatimeve kontroll në vijën bregdetare, penalizohen 82 subjekte

Inspektorët e Tatimeve kontroll në vijën bregdetare, penalizohen 82 subjekte

Publikuar më: 17:27 22-07-2018

Ardhja e turistëve në zonat bregdetare sjell dhe një rritje të abuzuesve me ligjin.

Nga një kontroll i Strukturave të Hetimit Tatimor në vijën bregdetare në 185 subjekte janë vërejtur 82 shkelës.

Për këta biznese janë dhënë gjoba me vlerë 2.4 milionë lekë.

Sipas inspektorëve janë bllokuar ambjentet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi;Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.

Janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH.

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti parë).

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pajisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436