Ndodh shpesh që në muzikë artistët të inspirohen nga vijat melodike dhe tingujt e njëri-tjetrit dhe sidomos në pjesën e vendeve të Ballkanit ky fenomen është akoma më i përhapur.
Jo më kot, shohim majft artistë rumunë dhe bullgarë që marrin nga muzika jonë, por edhe artistë shqiptarë që hedhin sytë drejt këtyre vendeve për inspirim.
Dy nga reperët më të njohur shqiptar Noizy dhe Varrosi pjesë e grupit OTR janë bërë sot pjesë e këtij skenari gjithashtu.
Ishte ky i fundit që ka shpërndarë një video muzikore bullgare ku shihet qartë se muzika dhe vija melodike është e njëjtë me atë të këngës së dyshes “Meksikane”, e cila u bë hit në trojet shqiptare. Kënga ]shtë riprodhuar me lejen e djemave dhe muzikën nga producenti Bledbeats dhe ka arritur të marrë shum klikime në shetin bullgar.
“Inspirim botëror” – ka shkruar Varrosi duek treguar në këtë mënyrë influencën që muzika e dyshes ka edhe në kufijtë jashtë Shqipërisë.