Reperja Tayna është një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Atë e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto e video të ndryshme në të cilat shfaqet gjithnjë sensuale dhe në formë.
Së fundmi këngëtarja na ka rrëfyer se kush është dashuria e saj. Ajo ka postuar në instastory një foto të reperit Tupac, ndërsa shkruan “Dashuri”. Më pas ka postuar një tjetër foto ku ka dalë edhe vetë dhe imiton pozicionin se si ka pozuar reperi dhe mënyrën e mbajtjes së gishtave.