INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram bën përditësime të reja lidhur me adresat e vjedhura. Ja hapat që duhet të ndiqni për ti rimarrë

Instagram bën përditësime të reja lidhur me adresat e vjedhura. Ja hapat që duhet të ndiqni për ti rimarrë

Publikuar më: 13:18 19-06-2019

Instagram ka njoftuar së fundmi se është duke bërë përditësime të reja të cilat bëjnë më të lehtë rimarrjen e një adrese e cila është hakuar.

Këto masa Instagram po i merr pasi shumë përdorues kanë bërë raportime se kanë humbur aksesin në llogaritë personale të tyre.
Gjëja e parë që hakerat bëjnë kur marrin një adresë Instagrami është të ndryshojnë fjalëkalimin e adresës, më pas emailin dhe numrin e telefonit.

Sot Instagram testoi një metodë të re. Nëse adresa e tyre është vjedhur përdoruesit bëjnë kërkesë për ta rimarrë atë dhe Instagram do t’ju kërkojë atyre që të vendosin një adresë e-maili ose numër telefoni që kanë në përdorim ose kanë përdorur për tu regjistruar fillimisht në platformë.

Më pas Instagram do të dërgojë një kod gjashtë shifror që ju duhet ta shkruani për të marrë adresën mbrapsht. Nëse një haker ka akses në adresën e e-mail-it dhe numrin e telefonit tuaj, Instagram njoftoi se do të sigurohet që kodi gjashtë shifror të shkojë vetëm tek pajisja nga e cila është bërë kërkesa.

Ky përditësim shumë i nevojshëm për të gjithë përdoruesit e Instagram do të vijë muajt në vijim.

instaggras.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249