Facebook ofron një funksion të quajtur “Watch Party” i cili së shpejti mund të vijë edhe në Instagram.
Zbulimi i fundit është kortezi e një eksperte teknologjie e quajtur Jane Manchun Wong e cila thotë se funksioni quhet “cowatch”. Përdoruesit mund të shikojnë së bashku Instagram Stories, video dhe Instagram TV siç mund të bëjnë përdoruesit e Facebook me Watch Party.
Funksioni ishte fshehur një kodin e Instagram Direct Messaging. Kodi lë të kuptohet se së shpejti mund të shikoni së bashku me një mik apo të afërm përmbajtje në Instagram. Raportohet se Facebook gjithashtu ka testuar një funksion të ngjashëm për Messenger.
E gjitha është pjesë e planit të Facebook për të krijuar një ndërveprim më privat në një hapësirë të dominuar nga ndërveprimi publik siç është media sociale. Rrjeti social gjithashtu ka në plan të unifikojë platformat e Instagram, WhatsApp, Messenger dhe Facebook.
Watch Party ka provuar të jetë një sukses në Facebook ku 12 milion video janë parë nga grupe njerëzish që nga Korriku deri në Nëntor. Këto lloj videosh gjeneronin tetë herë më shumë komente dhe pëlqime dhe jo çuditërisht Facebook ka vendosur të sjellë diçka të ngjashme edhe në aplikacionet e tjera siç është rasti i Instagram. /PCWorld Albanian