‘Instagram-i’ është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë dhe ndonjëherë nuk mund ta kalojmë ditën pa postuar foto. Edhe për VIP-at ndodh e njëjtja gjë, madje gjithmonë ka pasur një “luftë” të fshehur se kush ka më shumë ndjekës e kush më pak. ‘Instagram-i’ ka arritur të kthehet në biznes dhe këtë e kanë vërtetuar vetë ato që bëjnë pjesë në listën e personave më të ndjekur.
Deri pak muaj më parë fronin e mbante Selena Gomez. Por aktorja dhe këngëtarja e famshme u 'rrëzua' nga ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.
Shikoni listën e yjeve më të ndjekur në Instagram nga 10-1:
- Vendin e 10-të e mban këngëtari Justin Bieber me 103 milionë ndjekës
- Futbollisti Neymar Jr. mban vendin e 9-të me 107 milionë ndjekës
- Këngëtarja Taylor Swift vjen në vendin e 8-të me 113 milionë ndjekës.
- Diva e muzikës Beyonce mban vendin e 7-të me 121.6 milionë ndjekës
- Mongolja e kozmetikës, Kylie Jenner ndodhet në vendin e 6-të me 121.7 milionë ndjekës
- Kim Kardashian, e cila ka më shumë ndjekës në klanin Kardashian / Jenner, mban vendin e 5-të me 122 milionë fansa në Instagram
- Aktori Dwayne 'The Rock' Johnson mban vendin e katërt me 125 milionë ndjekës
- Këngëtarja Ariana Grande qëndron vendin e 3-të me 139 milionë ndjekës
- Selena Gomez zbriti në vendin e dytë, një vend më poshtë nga viti i kaluar, me 144 milionë ndjekës
- Cristiano Ronaldo, i cili mundi Selenën, dhe zuri vendin eparë më 148 milionë ndjekës