INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram jo vetëm për të publikuar fotot më të bukura, ky rrjet social zbulon edhe këtë sëmundje!

Instagram jo vetëm për të publikuar fotot më të bukura, ky rrjet social zbulon edhe këtë sëmundje!

Publikuar më: 13:51 24-11-2017

Instagrami është padiskutim rrjeti social më i përdorur për publikimin e fotografive dhe do të gënjenim nëse s’do pranonim që gjithmonë sigurohemi të publikojmë fotot më të mira të mundshme. Por sipas një studimi të fundit, Instagram zbulon edhe një sëmundje te ne, pikërisht depresionin dhe e gjitha kjo lidhet me llojin e fotove që postojmë.
Hulumtimi për lidhjen e fotografive të postuara në Instagram dhe depresionit tregon se në cilën masë janë efektet dhe simptomat e sëmundjes.
Në studim janë analizuar 166 profile të përdoruesve dhe 44.000 postime në Instagram dhe programi ka pasur rreth 70 për qind në zbulimin e depresionit.
Ndër të tjera, janë analizuar ngjyrat të cilat ndodhen në fotografi, pamja e fytyrës, si dhe është marrë parasysh se sa shpesh përdoruesit publikojnë foto. Njëra nga shenjat e depresionit mund të jetë zvogëlimi i aktivitetit në rrjetet sociale.
Studimi ka zbuluar se personat me fotografi të errësuara, të mjegulluara dhe intensitet më të dobët të ngjyrës kanë probleme psikike.
“Këto rezultate tregojnë se si mediat vizuale mund të ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve mentale”, thuhet në studim.
Ekipi i shkencëtarëve planifikon të kërkojë lidhjen ndërmjet Instagramit dhe depresionit te shtatzënat.
Shkencëtarët konstatuan se personat, të cilët nuk janë të prekur nga depresioni, kanë publikuar fotografi më të ndritshme dhe më të ngrohta. Njëra nga shenjat e depresionit janë edhe selfiet e pikëlluara. Njëra nga efektet, të cilat më së shpeshti personat e prekur nga depresioni i përdorin është Inkwell, i cili fotografitë me ngjyra i shndërron në bardh e zi.
Për dallim prej tyre, përdoruesit që nuk tregojnë simptoma të kësaj sëmundjeje, përdorin efektin Valencia, i cili iu shton dritë fotografive.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002