INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram kalon sërisht Snapchat, ja pse

Instagram kalon sërisht Snapchat, ja pse

Publikuar më: 14:52 25-10-2018

Instagram tejkalon Snapchat midis amerikanëve të rinj. Pas kopjimit të një sërë funksionesh - nga storyt deri tek sondazhet - rrjeti social që i përket Facebook-ut arriti të pushtonte adoleshentët.

Sipas një sondazhi të Piper Jeffray, 85% e adoleshentëve amerikanë përdorin Instagram të paktën një herë në muaj, në krahasim me 74% që hyjnë në Snapchat. Pasuar nga Twitter (47%), Facebook (36%), Pinterest (23%) dhe Google+ (14%), nga të cilat mbyllja u njoftua pak kohë më parë.

Sondazhi, në një mostër prej 8,600 djemve, tregon, megjithatë, se në fakt, është Snapchat i cili fiton. Aplikacioni me mesazhe vetë-anuluese është në të vërtetë socail network i preferuar i 46% e të anketuarve, krahasuar me 32% të marrë nga Instagram.

Instagram Banner

Në nivel global, Instagram deklaron 400 milionë përdorues në ditë, krahasuar me 188 milionë Snapchat.

Ndërkohë Instagram ka zgjeruar videochatet brenda mesazheve të drejtpërdrejta. Funksioni, i nisur në qershor, tani mbështet deri në 6 (jo më shumë 4) pjesëmarrës.
©️insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312