INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram ndryshon logon

Instagram ndryshon logon

Publikuar më: 10:51 12-05-2016

Instagram ka zëvendësuar logon e saj të vjetër me një ikonë të re të shumëngjyrshme. Kompania ka ridizajnuar gjithashtu aplikacionin e saj, duke e bërë sfondin të gjithë bardhë e zi. Instagram thotë se ky dizajn reflekton mënyrën se si ka ndryshuar aplikacioni që kur është krijuar.

Para se të blihej nga Facebook për 1 miliard dollarë, Instagram (i quajtur fillimisht me emrin “Burbn”) nuk ka qenë edhe aq popullor. Por, përgjatë viteve, ky aplikacion është bërë një fenomen i rrjeteve sociale, një nga platformat më të përdorura nga personalitetet e njohura të të gjitha fushave, si dhe nga reklamuesit. Aplikacioni ka tani më shumë se 400 milionë përdorues.

Më pak fjalë, Instagram nuk është më vetëm një aplikacion ku postoheshin foto të kafshëve shtëpiake dhe ushqimeve, por një platformë ku përdoruesit po bëhen të pasur.

Article Logic
Execution time: 0.002687931060791