Instagram sapo ka njoftuar një ndryshim të madh, që ndoshta shumë prej jush nuk do ta pëlqejnë.
Eshtë fjala për 'timeline' tuaj i cili në një të ardhme shumë të afërt do të funksionojë mbi bazën e një algoritmi. Ka qenë vetë kompania ajo e cila përmes një postimi në blog, ka lajmëruar ndryshimin që do të ndodhë, i cili sipas tyre do të bëjë të mundur që përdoruesit e Instagramit të mos humbasin asgjë të rëndësishme për to. Aktualisht po punohet që çdo person që ka një llogari në Instagram, të ketë mundësinë që në "news feed" e tij të shohë fotot dhe videot të renditura mbi bazën e pëlqimeve të bëra nga vetë ata si dhe marrëdhënies me personin tjetër që e ka postuar. Për momentin kjo ide është ende në punë e sipër dhe do të vazhdojë si e tillë edhe për ca muaj, duke qenë se Instagram kërkon si fillim feedback-un e përdoruesve të tij besnikë! Hmmm si ju duket?