Instagram po punon për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të këtij aplikacioni në kolegje dhe fakultete. Shërbimi më i fundit që pritet të projektohet nga Instagrami, do të jetë për studentët që janë në universitete, përfshirë të diplomuarit.
Disa përdorues janë nxitur që t’i bashkohen komunitetit të kolegjit të tyre me student të tjerë, ku shtohen studentët në bazë të listës së klasës që janë atë vit, apo klasë. Përdoruesit mund të shikojnë anëtarët e grupit, storyt publike dhe tu shkruajnë atyre direkt nga lista e komunitetit.
“Neë York Public Library” në bashkëpunim me agjensinë “Mother” ka krijuar “Insta Novels”- veprat e famshme letrare do publikohen me seri në story.
Si fillim, ka nisur publikimi i “Liza në botën e çudirave” nga Leëis Carroll, dhe më pas është planifikuar “Metamorfoza” nga Franz Kafka. Librat janë me një dizajn vizual të këndshëm e madje edhe me një vend posaçërisht për vendosjen e gishtit gjatë leximit.
Librat janë në gjuhën angleze e të aksesueshme nga të gjithë. Mjafton të ndiqni @nypl në Instagram dhe tek “Highlighted Stories” do shihni “ALICE PART 1” dhe pjesët e tjera ditët në vazhdim.