INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram tashmë konkurron dhe kamerën e Apple?! Ja risia që ka nxjerr së fundmi [FOTO]

Instagram tashmë konkurron dhe kamerën e Apple?! Ja risia që ka nxjerr së fundmi [FOTO]

Publikuar më: 10:52 12-04-2018

Instagram ka lançuar ditën e sotme për të gjithë përdoruesit e saj tiparin më të ri të fotove, Moden Portet.

Risia e quajtur ndryshe 'fokusim' do ti jap mundësin përdorueseve të vendosin fokusimin tek fytyra dhe të zbusin objektet e tjera për rreth që në këtë mënyrë të realizohet foto me e qartë.

Instagram sqaron se ky opsion do jetë dhe për objektet dhe mund të përdoret dhe nga kamera e pasme dhe ajo selfi, shkruan intv.al

Moda portet është në dispozicion vetëm për përdoruesit e instagramit të versionit 39.0 dhe vetëm për modelet e iphone nga 6s deri tek iphone x.

Për të përdorur këtë funksion të ri, përdoruesit e hapin kamerën në aplikacionin Instagram dhe klikojnë mbi opsionin 'Fokus' që ndodhet midis 'Boomerang' dhe 'Superzoom'.

Përdoruesit mund ti shoqërojnë foto portet me figura ose shkrime të ndryshme në varësi të dëshirës.

Tipari i Focus është i ngjashëm me modalitetin Portret të Apple, i cili u shfaq në përditësimin e iOS 10.1 në iPhone 7 Plus.

Instagram para disa kohësh kishte rregulluar rifreskimin automatik të kryefaqes por tashmë ka deklaruar se këtë veprim do jua lërë në dorë përdorueseve, ata do ta përcaktojnë vetë se kur duan të shfaqen postimet e reja/intv.al/

4B079FB900000578-0-image-a-13_1523402478491.jpg

4B079FBD00000578-0-image-a-8_1523401116495.jpg

4B079FB100000578-0-image-m-9_1523401287159.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562