Instagram bëri sot një ndryshim të madh në produktin e tij, ndryshim ky të cilin menaxherët e mediave e kanë pritur për një kohë të gjatë.
Rrjeti social për fotografi tani do t’i lejojë bizneset në Instagram që t’i skedulojnë (programojnë) postimet e tyre.
Instagram më herët kishte shtuar edhe mbështetjen për Draftet, që i lejonte menaxherët e rrjeteve sociale dhe përdoruesit e tjerë që ta përgatitnin një postim dhe ta ruanin për publikim të mëvonshëm.
“Kjo veçori nuk do të jetë e kufizuar në biznese në të ardhmen”, thotë kompania.
Instagram thotë se mbështetja për profilet që s’janë biznese është në përgatitje e sipër dhe do të lëshohet në fillim të 2019’ës.