Duke filluar nga ky muaj, Instagram do t’u ofrojë përdoruesve versionet e përkthyera të postimeve dhe biografive të shkruara në gjuhë të tjera përveç gjuhës së tyre.
Përkthimet do të punojnë në mënyrë të ngashme me ato në Facebook. Kur ju hasni një postim apo një biografi të shkruar në një gjuhë tjetër ndryshe nga ajo e juaja, ju do të shihni një buton “See Translation” – nëse gjuha juaj është në dispozicion për përkthim.
Instagram nuk ka nxjerrë një listë të plotë të gjuhëve në dispozicion për përkthim. Lajmi vjen i “nxehtë” pas arritjes së 500 milionë përdoruesve aktiv mujor nga Instagram. Rrjeti social i shpërndarjes së fotove, i cili është në pronësinë e Facebook, ka një prani shumë të fortë ndërkombëtare, me më shumë se 80% e përdoruesve të saj janë jashtë SH.B.A. deri në qershor 2016.