Prej disa ditësh, reperja e njohur Tayna ndodhet në SHBA, ku po shijon disa ditë relaksi. Pas “Qe qe”, ajo ka paralajmëruar se do të vijojë me lançimin e hiteve edhe gjatë dimrit. Mirëpo, Tayna nuk harron të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto provokuese. Së fundmi, reperja ka ripostuar një fotografi nga viti i kaluar ku shihet e veshur vetëm në bikini, ndërsa në të shkruan: “Ende jam ëndrra e çdo vjehrre”.