Prej kohësh Instagram kishte paraljmëruar që "Like-et" do të zhduken. Më saktë, ato do të shihen vetëm nga përdoruesi i llogarisë dhe jjo nga ndjekësit. Ky ndryshim pritet të ndodhë javën që vjen. Kjo iniciativë e marrë nga kompania në pronësi të Facebook vjen si një përpjekje për të “hequr presionin” e të qenit të pëlqyer tek përdoruesit.
Ndryshimet vijë pasi ka shqetësime për ndikimin që këto platforma ndikojnë në vetëbesimin dhe gjendjen mendore të përdoruesve të rinj. Drejtuesi i Instagram Adam Mosseri ka treguar se javën që vjen askush nuk do të mund të shohë sa pëlqime kanë ndjekësit e tyre.