Tregu vendas i punësimit mbetet ende shumë i varfër për mundësit që iu ofron të papunëve dhe profesionistëve për tu zhvilluar.
E sipas një studimi të zhvilluar nga INSTAT për të gjithë stafin e tij, në lidhje me kënaqësinë që ata merrnin nga puna që bënin, rezultoi se 70% e tyre ishin të lumtur me pozicionin që kishin por 90 % e tyre ishin te pakënaqur me pagën më të cilën vlerësohej puna e tyre.
Ndërsa sipas grup moshës punonjësit mbi 50vjeç ishin të lumtur me ambientin e punës, ndërsa punonjësit e grupmoshës 30-49vjeç ndiheshin të më palumtur.
Sipas të dhënave të anketës punonjësit në institutin e statistikave shprehen të kënaqur lidhur me marrëdhëniet me eprorët dhe natyrën e punës.
Struktura e anketës në të cilën u realizua ky studim, ishte i ndërtuar sipas modelit të American Customer Satisfaction Index dhe u bazua në këto faktor:
ambientet e punës, natyrën e punës, marrëdhënien me koleget, marrëdhënien me eproret, informimin mbi ngjarjet e ndryshme, perceptimin e imazhit.