INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT: Kukësi qyteti më i varfër në Shqipëri

INSTAT: Kukësi qyteti më i varfër në Shqipëri

Publikuar më: 14:00 31-07-2017

Qytetarët që jetojnë në Tiranë Fier dhe Gjirokastër rezultojnë të kenë të ardhura më të larta se ne qytetet e tjera.
Sipas INSTAT të ardhurat për frymë në Tirane janë 6 mijë e 799 lekë te rinj, në Fier 5 mijë e 500 lekë dhe rreth 5 mijë lekë në Gjirokastër.
Ndërsa qyteti më i varfër me të ardhurat më të ulta rezulton të jetë Kukësi me 3 mijë e 190 lekë te rinj për frymë.
Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2,63 %.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 679 mijë lekë dhe pati një rritje me 4,8 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,1 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 404 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 18,5 % nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 457 mijë lekë, duke shënuar një rënie me 3,3 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 7,8 % nën mesataren e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389