INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT: Tirana dhe Durrësi më shumë shanse punësime [VIDEO]

INSTAT: Tirana dhe Durrësi më shumë shanse punësime [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 01-08-2017

Tirana dhe Durrësit janë dy qarqet që po mbajnë peshën më të madhe të ekonomisë në Shqipëri. Të paktën ky ka qene trendi për dy vitet e kaluara.
Sipas një studimi të fundit nga INSTAT këto dy qarqe kanë kontribuar më shumë në rritjen ekonomike përgjatë vitit 2015. Me fjalë te tjera qytetarët në këto qarqeve kanë pasur më shumë punë dhe më shumë shanse se rajonet e tjera për të përfituar më shumë të ardhura.
Sipas raportit, kontributin më të madh e ka dhënë qarku i Tiranës me 2.1%, duke u ndjekur nga qarku i Durrësit me 0.76%.
E kjo sipas specialistëve ndodh sepse në këto dy vende numri i bizneseve është më i lartë. Vetëm në kryeqytet veprojnë rreth 57 mijë biznese ose thënë ndryshe rreth 1/3 e totalit të sipërmarrjeve në të gjithë vendin.
Ndërsa qarku i Fierit dhe i Elbasanit paraqiten me performacën më të keqe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273