INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instituti i Gjeoshkencave me të tjera parashikime...Këto janë zonat që do të përmbyten sot

Instituti i Gjeoshkencave me të tjera parashikime...Këto janë zonat që do të përmbyten sot

Publikuar më: 09:37 02-12-2017

Lidhur me situatën e përmbytjeve që po përjeton vendi jonë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një tjetër parashikim, përsa i përket  zonave që me shumë gjasë do të përmbyten gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Përveç Vlorës efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të Fierit, Elbasan, Gjirokastër dhe Berat do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë. 

Po ashtu, këto reshje pritet të shoqërohen edhe me rrëshqitje të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël .

Article Logic
Execution time: 0.0022821426391602