INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instituti i Gjeoshkencave vendos Shkodrën në hartën e kuqe të rrezikut

Instituti i Gjeoshkencave vendos Shkodrën në hartën e kuqe të rrezikut

Publikuar më: 11:30 19-03-2018

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën e rrezikut të përmbytjeve duke futur Shkodrën në zonën e kuqe. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. “Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë datave 20, 21 dhe 22 Mars 2018. Pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet”-konstatojnë ekspertët e institutit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare “rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin do të vazhdojë. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikohet rritja e rrezikut të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës e ndërsa në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim do të ketë rritje të ndjeshme të prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve. Ekspertët e Gjeoshkencave parashikojnë rënie të reshjeve në të gjitha qarqet gjatë ditës së sotme. Në qarqet Dibër dhe Tiranë reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive ndërsa në zonat e tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ato priten të jenë të dendura veçanërisht gjatë orëve të para ditës së sotme. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 deri në 12 °C, në vendet e ulëta 10 deri në 11 °C dhe në vendet malore 4 deri në 8 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0046088695526123