INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon manualin: Përfitimet për të moshuarit, pensionet deri te kompensimi i dritave

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon manualin: Përfitimet për të moshuarit, pensionet deri te kompensimi i dritave

Publikuar më: 11:11 11-11-2017

Është publikuar manuali i përfitimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në të cilin zbradhen të gjitha llojet e pensioneve dhe mënyra si ato përfitohen.

Ky është manuali i plotë i përfitimeve”

Pensioni i pleqërisë

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; - Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive; - Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension i reduktuar

Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme; b) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. 3. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Pension invaliditeti

Kriteret mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve: Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: a) Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it; b) Invaliditet i reduktuar, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë;c) Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari. 3. Kushtet e përfitimit: a) Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës Instituti i Sigurimeve Shoqërore

MANUAL PËR PËRFITIMET E SIGURIMEVE SHOQËRORE 11 së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror; b) Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti; c) Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale;d) E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjeksor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe. 4. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar; b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive; c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

Pension i reduktuar invaliditeti

Kur personi ka humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të një aksidenti në punë apo sëmundjes profesionale; b) Kur personi nuk ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është në varësi të raportit të periudhës të sigurimit faktike me periudhën e sigurimit që i duhet për pensionin reduktuar të invaliditetit;c) E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.3. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar;b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive; c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75% e pagës minimale neto në shkallë vendi. d) Masa mujore e pensionit të reduktuar të invaliditetit është e barabartë me masën e pensionit të reduktuar të invaliditetit të llogaritur sipas pikës “a“ shumëzuar me raportin e viteve të periudhave të sigurimit, që janë periudhat e sigurimit që i duhen për pension të reduktuar të invaliditetit.

Pension familjarë

E veja, kur është: - Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; - E paaftë për punë; - Ka mbushur moshën 55 vjeç. b) Burri i ve, kur është: - Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; - I paaftë për punë; - Ka mbushur moshën 60 vjeç. c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë; d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë;

e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë; f) E/I veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit. a) Personi i ve, merr 50 % të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri, kur është i vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25 %, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100 përqind, masën e tij;

b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50 % e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 %, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes;

e) Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 % e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 % e tij; f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre; g) Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile duke i bashkangjitur dokumentacionin e kerkuar.

Pension social

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Kushtet e përfitimit: - Mosha 70 vjeç; - Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit; - Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme; -

Nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.Masa e përfitimit: a) Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; b) Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi; c) Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Përfitimet nga dega e Sigurimit të Sëmundjeve

Kushtet e përfitimit: a) Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit; b) 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi; c) Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore, por gjithmonë llogaritjet e raporteve bëhen nga subjekti. d) Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.Masa e përfitimit: a) 70 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve të fundit nga data e lindjes se te drejtes. kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi; b) 80 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve fundit nga data e lindjes se te drejtes, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.

Barrëlindja

Kushtet e përfitimit: a) Për të përfituar lejen e lindjes duhet të kesh 12 muaj periudha sigurimi për çdo rast barrëlindjeje. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e rradhës ndodh brenda 24 muajve, nga data e lindjes së mëparshme; b) Të jesh i siguruar në momentin e lindjes të kësaj të drejte. c) Periudha e perfitimit 365 dite kalendarike,duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 63 dite pas lindjes se femijes.

d) Pas periudhes prej 63 ditesh pas lindjes,per kujdesin ndaj femijes e ka dhe babai i siguruar kur kete te drejte nuk e ushtron opo nuk ka kushte per ta perfituar nena.Masa e përfitimit: - Për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes, për gruan e punësuar është 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit nga data e linjes se te drejtes; - Për gruan e punësuar, për periudhën tjetër në vazhdim deri sa të plotësojë 12 muaj gjithsej sipas kushteve të përfitimit është 50 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar.

Shpërblimi i lindjes

Kushtet e përfitimit: a) Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës; b) Shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar. 4. Masa e përfitimit: a) Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50% të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës.

Pensionet e Posaçme shtetërore

Kush e përfiton pensionin e posaçëm shtetëror: Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që: a) Kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brënda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta; b) Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës;

c) Kanë vuajtur nga persekutimi politik nën rregjimin komunist.Masa e përfitimit: Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. a) Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se dyfishi i pensionit social dhe as më i lartë se katërfishi i tij;

b) Kufiri maksimal i shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror të jetë deri në katërfishin e pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social."

Kompesimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike

Kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë, e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit, dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë.Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve: a) Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij;

b) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. 3. Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve: a) Dokumentat e përshkruara në pikën 2; dhe b) Çertifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave.Kush e përfiton: a) Kompesimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve

Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.Masa e përfitimit: a) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë; b) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë; c) Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

Kompensimi deri në 760 lekë

Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit. 3. Masa e përfitimit: a) Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjestohet me pensionin bazë;

b) Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare; c) Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ - plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar;

Kompensimi për persona në ngarkim të pensionistëveKy kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfitusi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.Kush e përfiton: a) E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet; - Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë; - Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.

3. Masa e përfitimit: a) 414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:

- Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; - Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. b) 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension.

4. Nuk e përfitojnë: a) Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi.

5. Dokumentacioni që kërkohet: a) Fotokopje e letërnjoftimit elektonik për personat përfitues; b) Çertifikatë familjare; c) Vërtetim nga shkolla; d) Vërtetim nga zyrta e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospatje të aktivitetit; e) Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune; f) Deklaratë personale

Article Logic
Execution time: 0.0049159526824951