INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Integrimi në BE, për Bushatin ka një datë për çeljen e negociatave

Integrimi në BE, për Bushatin ka një datë për çeljen e negociatave

Publikuar më: 12:05 19-02-2018

Në muajin prill pritet që Shqipëria të çelë negociatat me Bashkimin Evropian. Ishte kjo deklarata që dha ministri i Jashtëm Bushati duke folur në Akademinë e Integrimit Evropian dhe Negociatave.

Bushati në fjalën e tij u shpreh se data tashmë lexohet si një shtysë por jo një qëllim në vetvete.

‘Nuk është çështje date. Datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet për të ecur para. Data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete. Pjesë e rëndësishme e strategjisë është thirrja e qartë që bën Komisioni Europian për t’u fokusuar tek procesi i reformave’ u shpreh Bushati.

Sipas kreut të diplomacisë strategjia e zgjerimit e prezantuar në fillim të shkurtit në Bruksel ishte një document që pas shumë vitesh prezantonte nota strategjike për Ballkanin Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377