INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intelektualët grekë mbështesin marrëveshjen e Prespës, mbledhin firmat

Intelektualët grekë mbështesin marrëveshjen e Prespës, mbledhin firmat

Publikuar më: 12:36 16-07-2018

E ndërsa shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias shprehet i bindur se Marrëveshja e Prespës do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe nga disa nga grekët e pavarur, mbi 300 intelektualë janë bashkuar në mbështetje të kësaj marrëveshjeje. Ata kanë nënshkruar së bashku, duke cituar se janë kundër nacionalizmit dhe se angazhohen për fqinjësi të qetë, solidare, evropiane e ballkanike. Sipas tyre, Marrëveshja e Prespës, i tejkalon tensionet nacionaliste dhe fetare. Nënshkruesit mendojnë se zgjidhja midis Maqedonisë dhe Greqisë e siguron ardhmërinë e popujve të të dyja vendeve, por edhe fqinjësinë ballkanike me paqe, solidaritet dhe zhvillim të përbashkët, tërësisht me pozitat greke për emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik dhe " i përcakton qartë kufijtë politikë, gjeografikë dhe kulturorë midis Maqedonisë greke dhe Maqedonisë Veriore".
Intelektualët grekë shkruajnë:
"I respekton në mënyrë dinjitoze edhe të drejtën e vetëvendosjes së vendit fqinj. E konfirmon marrëveshjen gjuhësore (siç është njohur nga vendi ynë tanë më disa dekada me radhë) dhe shtetësia e vendit fqinj si dhe e tregon në praktikë vullnetin e Greqisë për ndërtimin e një të ardhme të qëndruseshme të miqësisë dhe paqes me Maqedoninë Veriore ."
Sipas mediave greke, nënshkrimin e tyre deri më tani e kanë dhënë gjithsej 326 persona, ndërsa nënshkrimi vazhdon.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627