INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inteligjenca artificiale do të analizojë karrierën e aktorëve

Inteligjenca artificiale do të analizojë karrierën e aktorëve

Publikuar më: 12:28 06-06-2019

Teknologjia tani mund të parashikojë nëse një aktor do të ketë sukses apo jo. Kjo risi e teknologjisë do të ndodhë falë inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave mbi karrierën e rreth 1 milion aktorëve meshkuj dhe 900 mijë femra nga e gjithë bota. Inteligjenca artificiale do të analizojë aktorët bazuar në këto të dhëna që nisin që nga origjina e kinemasë, e deri në vitin 2016.

Studiuesit nga universiteti i Londrës ''Queen Mary'' , zhvilluan këtë algoritëm të inteligjencës artificiale, e cila ka një saktësi prej 85%, shkruan The Guardian. Ata analizojnë rolet e aktorëve, sjelljet e tyre si dhe interesin në media dhe më pas e krahasojnë me atë të aktorëve të tjerë.

Nga analiza e të dhënave do të përcaktohet se kur do të jetë viti më produktiv në karrierën e një aktori ose aktoreje, pavarësisht se karriera e tyre mund të ketë filluar, kjo krahasuar me të dhënat e aktorëve të tjerë të cilat qarkullojnë në internet.

Sipas autorëve të studimit, viti më produktiv për aktorët, shpesh ndodh që të jetë në fillim të karrierës së tyre, pasi një i ri në skenë gjithmonë tërheq më shumë vëmendjen.

Nga të dhënat e analizuara studiuesit tregojnë se rreth 70% e aktorëve, kanë karrierë që zgjat vetëm një vit. Gjithashtu nuk mungon as diskriminimi gjinor. Studiuesit shprehen se karriera e aktorëve meshkuj është shumë herë më e gjatë se ajo e femrave.

Ky studim ka tërhequr dhe vëmendjen e industrisë së filmit. Skenaristët përpara se të shkruajnë skenarin e filmit, bazohen tashmë në të dhënat që nxjerr studimi mbi aktorët.

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174