INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inteligjenca artificiale po ndërron mënyrën e punësimit, ja si ndodh

Inteligjenca artificiale po ndërron mënyrën e punësimit, ja si ndodh

Publikuar më: 14:37 25-03-2016

Inteligjenca artificale po ndryshon botën. Kompanitë po përdorin inteligjencën artificiale më shpesh për procesimin e aplikacioneve të punësimit të kandidatëve dhe kategorizimin e tyre.

Një shembull është mënyra e punësimit në “Icrunchdata”, platformë për shpallje të punësimit. Kjo kompani amerikane përdor inteligjencën artificiale për ti lidhur punëdhënësit me kandidatët. Për herë të parë deri më tani, muajin e kaluar, kompania filloi të bashkojë kandidatë me punëdhënës në këtë mënyrë.

Si funksionon?

Kandidatët krijojnë profil. Inteligjenca artificiale i lidh ato me shpallje, në bazë të aftësive të tyre, përvojës dhe kërkesave pa përdorimin e fjalëve kyçe. Me këtë eliminohet kërkimi i qindra opsioneve të papërshtatshme. Pastaj, ata lidhen automatikisht me vendin e dëshiruar të punës dhe për të cilin janë të kualifikuar.

Shpalljet e punëdhënësve janë të optimizuara dhe të shpërndara në bazë të analizës në kohë reale në një rrjet prej mbi 1000 faqeve specifike për kërkimin e shpalljeve.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ron Emeri, thotë që kjo metodë është e re dhe intuitive. Më parë, kandidatët kanë kërkuar vetë më tepër shpallje, por ky sistem jep një listë të shkurtër. Përveç kësaj, punëdhënësit u kushtojnë më tepër vëmendje aplikacioneve sepse teknologjia funksionon në mënyrë efikase.

Emeri shton që sistemi i njofton punëdhënësit në kohë reale dhe u jep rezultate të dobishme, prandaj të gjithë punëdhënësit do të dëshironin ta përdorin.

Article Logic
Execution time: 0.0045540332794189