Stefan De Vrij ka zgjedhur Interin sikurse shkruan “Gazetta Dello Sport” dhe për këtë është gjetur edhe marrëveshja me mbrojtësin holandez.
Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila mbrojtësi i Lacios do të përfitojë një pagë neto prej tre milionë eurosh.
Por për t’u kryer ky operacion merkatoje duhet bindur edhe presidenti Lotito, i cili ka pretendime të larta për të lënë të lirë De Vrij.
30-35 milionë euro është çmimi i vendosur nga drejtuesit e klubit ngs Roma, çmim që konsiderohet i lartë nga zikaltrit, që janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për mbrojtësin holandez.