Joao Cancelo ka mbërritur në Milano, ku pritet që t’i bashkohet Interit. Portugezi do të kryejë vizitat mjekësore dhe, nëse gjithçka rezulton në rregull, do të nënshkruajë kontratën me klubin italian.
Mesfushori vjen i huazuar nga Valencia, me Kondogbia që udhëton në kahun e kundërt, i huazuar te klubi spanjoll.