INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter dhe Milan hidhen në garë për yllin e Chelsea-t

Inter dhe Milan hidhen në garë për yllin e Chelsea-t

Publikuar më: 15:22 11-09-2018

Inter dhe Milan janë në garë për yllin e Chelsea-t. bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas. Londinezët mund të humbasin Fabregas, pasi ai mund të transferohet te Milan me kosto zero, teksa rivalët zikaltër janë në garë për firmën e tij. Fabregas do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit, ndërkohë që është në pritje të klubit të tij të ri që do ta largonte pas një periudhe të gjatë nga Stamford Bridge.

31-vjeçari do të jetë i gatshëm që të diskutojë me palët e interesuara në muajin janar për një lëvizje të mundshme si lojtar i lirë në verën e ardhshme. “The Express” thotë se gjigantët italianë Inter dhe Milan kanë sinjalizuar për të marrë shërbimet e tij në Serie A duke qenë se kontrata është drejt fundit.

Por, Milan është më i interesuar për të marrë shërbimet e spanjollit për vetë faktin se mund të bëjnë një marrëveshje në merkaton e janarit. Thuhet se Inter-i tentoi këtë verë për të transferuar spanjollin për shkak se Luciano Spalletti e ka një nga të preferuarit për mesufshën. Por, duke qenë se për një periudhë të gjatë kohore ishin të interesuar për Luka Modric-in, ata larguan vëmendjen nga spanjolli. Madje, në momentin që ata kontaktuan me Chelsea-n për të firmosur me Fabregas-in, morën përgjigje negative sepse ishte fundi i merkatos.

Në atë kohë ish-ylli i Barcelona-s dhe Arsenal-it besonte se mund të luante një rol kyç në formacionin e Maurizio Sarrit te “Blutë e Londrës”. Por, një dëmtim në fillim të sezonit ndikoi në aktivizimin e tij, kështu që në formacionin e Sarri-t për të nuk pati vend.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932