INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter humb një tjetër objektiv! Dështon zyrtarisht negociata për Emre Mor

Inter humb një tjetër objektiv! Dështon zyrtarisht negociata për Emre Mor

Publikuar më: 11:28 16-08-2017

Lajmi është bërë publik nga drejtori sportiv i Dortmund, i cili ka bërë me dije se tratativa mes zikaltërve dhe fantazistit turk është mbyllur pa sukses.

Një tjetër objektiv i humbur që detyron Luciano Spallettin të bëjë llogaritë mirë për lojtarët që ka në dispozicion, vetëm 2 javë nga mbyllja zyrtare e merkatos. Trajneri i Inter i kishte kërkuar drejtuesve të klubit t’i blinin një mesfushor krahu që të alternohej me Antonio Candreva. Lojtari me karakteristikat e duhura ishte identifikuar fillimisht Karamoh, ndërsa më pas tek Emre Mor, të dy lojtarë që nuk u arritën të merreshin. Për këtë të fundit lajmi është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i Dortmund Michael Zorc: “Do stërvitet me ne, është një lojtar i joni. Tratativa me Interin aktualisht ka dështuar”. Sportmediaset bën me dije se negociata është vënë në rrezik për shkak të komisioneve të larta që kanë pretenduar agjentët e lojtarit. Të shohim nëse do të zhbllokohet në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211