INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Inter, Icardi dhe Perisic skualifikohen me 2 ndeshje [VIDEO]

Publikuar më: 14:11 07-02-2017

Përvec humbjes 1-0 që ndali ecurinë pozitive prej 7 fitoresh rradhazi të skuadrës së Piolit në kampionat, në sfidën me bardhezinjtë e Allegrit, Interi humbi për dy ndeshjet e ardhshme të Serisë A, dy lojtarët më të mirë në repartin e sulmit. Gjykatësi sportiv në Itali ka dënuar me 2 ndeshje skualfikimin kapitenin e zikaltërve argjentinasin Mauro Icardi dhe kroatin Ivan Perisic pas asaj që ndodhi në fund të ndeshjes mes Juventus dhe Inter. Të dy titullarët e sulmit zikaltër do të mungojnë në ndeshjen kundër Empoli dhe transfertën në Bologna, por do të jenë në dispozicion të trajnerit Pioli për sfidën kundër Romës në “San Siro”, shumë e rëndësishme për një vend në Kupat e Europës.

Perisic, i ndëshkuar nga Rizzoli në kohën shtesë me kartonin e kuq, merr një javë skualifikim shtesë sepse ka ofenduar vazhdimisht gjyqtarin kryesor, ndërsa Icardi, që e mbylli rregullisht ndeshjen, skualifikohet për dy javë për sjelljen dhe ofendimet karshi gjyqtarit në fund të ndeshjes, ku përfshihet edhe goditja e topit drejt “xhaketës së zezë”, edhe pse topi nuk e preku.

Stefano Piolit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të mendojë sesi do ti zëvendësojë këta dy lojtarë alternativat nuk mungojnë gjithsesi sepse ka një kontigjent të madh lojtarësh. Pritet që në dy sfidat e rradhës të ketë më shumë hapësira për lojtarë të tillë si Eder, Palacio, Banega e Gabigol.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842