Interi më në fund ka marrë fitoren e parë në kampionat, pasi ka mposhtur Bolognën me rezultatin e përgjithshëm 0-3.Zikaltrit e nisen këtë takim furishëm duke dominuar Bologën, e cila pas një çerek ore lojë e mori veten. Kjo bëri që Interi të dukej ai i vjetri me pak gjasa për të fituar.
Pjesa e aprë mbyllej në barazim pa gola. Megjithatë, Radja Nainggolan, i ardhuri nga Roma këtë verë, zhbllokoi rezultatin me golin e tij debutues për Interin në minutën e 67'.
I sapo futuri në lojë, Antonio Candreva, realizoi në minutën e 82'. Për ta vulosur fitoren e zikaltërve ishte Ivan Perisic, që shënoi rreth pesë minuta pa mbaruar takimi. Kështu, Interi renditet në vendin e 5 me 4 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 16 me 1 pik
Bologna 0-3 Inter
— Info Serie A Italia (@Info_SerieA) September 1, 2018
(Nainggolan 67', Candreva 82', Perisic 85')pic.twitter.com/holNIVhbLn