INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Inter mposht Napolin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Publikuar më: 09:06 20-01-2016

Interi ka fituar kundër Napolit në çerekfinales të Kupës së Italisë me rezultat 0-2. Me këtë rast Nerazzurrët janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës ku do të takohen me fituesin e ndeshjes Lazio - Juventus. Vendasit ishin më të mirë, por klubi i drejtuar nga Roberto Mancini tregoi vendosmëri gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste, posaçërisht nga napolitanët.

Pjesa e dytë filloi me raste nga të dy anët dhe me një lojë më të ashpër, ndërsa në minutën e 71, anësori malazez, Stevan Jovetic, kalo Interin në epërsi me një super gol. Por, në skenë doli edhe Adem Ljajic, i cili në minutën e 91-të shënoi golin e sigurisë për mysafirët. Vlen të theksohet se Napoli nga minuta e 88-të ishte me një lojtar më pak, pasi Dries Mertens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë,e gjitha kjo për shkak të simulimit të belgut në zonën e rreptësisë. Në këtë ndeshje Elseid Hysaj luajti nga fillimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushë, ndërsa Rey Manaj ishte në bankën rezervë.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172