INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter nuk di të fitojë, 2 pikë në 6 ndeshjet e fundit

Inter nuk di të fitojë, 2 pikë në 6 ndeshjet e fundit

Publikuar më: 08:32 01-05-2017

Inter shënon ndeshjen e 6 pa fitore, pas 4 humbjesh dhe 2 baraizmesh. Trajneri Pioli ka regjistruar edhe një rekord negativ të viteve të fundit, pasi zikaltrit kishin kohë që dështonin të fitonin në 6 takime radhazi. Në pesë takimet e fundit, zikaltrit kanë pësuar 14 gola e kanë shënuar vetëm 9 dhe kanë sfumuar mundësinë e pjesëmarrjes, jo vetëm në Champions, por edhe në Europa League.

Napoli ishte shumë i qartë dhe që në fillim u duk se sulmi i të kaltërve ishte superior kundrejt mbrojtjes zikaltër. Gjithsesi kërcënimet në portat respektive ishin të pakta, ku veçohet një rast i Mertens përballë Handanoviç dhe një goditje me kokë e Icardit.

Në minutën e 43-të, japonezi Nagatomo gabon rëndë dhe i dhuron sulmuesit spanjoll, Callejon, topin e golit të avantazhit, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë nuk ndryshon asgje, me zikaltërit që përpiqen të barazojnë, por që janë shumë të paqartë në manovrën sulmuese dhe ekipi i Sarrit që del shpejt në sulm dhe krijon panik në portën zikaltër. As zëvendësimet e kryera nuk sjellin ndryshim në mënyrën e lojës dhe ndeshja përfundon me rezultatin 0-1 për miqtë.

Article Logic
Execution time: 0.0027689933776855