Lajmi i darkës ka ardhur si rrufe në qiell të hapur.
Presupozohej të ishte mbrëmja e Juventus, i cili me fitoren e dytë ndaj Monakos siguroi finalen e dytë brenda tre viteve në Champions League, por edhe Inter ia doli të marrë një pjesë të vëmendjes. Atëherë kur askush nuk e priste, klubi zikaltër ka bërë publik lajmin e shkarkimit të trajnerit italian në 3 ndeshje nga fundi i kampionatit. Drejtimi i klubit për këtë fund-sezoni i është ngarkuar trajnerit të ekipit të të rinjve, Primavera, Stefano Vecchi. Pavarësisht një pjese mjaft të mirë të sezonit, Pioli vuan kështu formën e dobët që Interi ka pasur ndeshjet e fundit, duke përfunduar 3 pikë pas kushërinjve të Milan dhe duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Europa League.