INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Inter rigjen qetësinë, Juventus rikthehet tek fitorja, Berisha ndal shqiptarët e Peskarës

Publikuar më: 09:13 27-10-2016

Janë luajtur ndeshjet e javës së dhjetë të “Seria A”. Kampionët në fuqi të Italisë fituan 4-1 ndaj Sampdorias duke ruajtur diferencën prej 2 pikësh, këtë herë me Romën si ndjekëse kryesore. Golat për “Zonjën e vjetër” u shënuan nga Manzukiç, Kielini, Pjaniç dhe sërish Kielini, ndërsa për miqtë shënoi Shik.

Interi ka fituar 2:1 me Torinon. Të dy golat për zikaltërit i shënoi Ikardi, ndërsa për torinezët shënoi Beloti. Edhe Lacio, Roma e Napoli i fituan ndeshjet respektive.

Në derbin e shqiptarëve Pescara-Atalanta, ishin bergamaskët e Etrit Berishës ata që triumfuan 1-0. Goli i Mattia Caldara i siguroi 3 pikë ekipit zikaltër. Në këtë përballje, Memushaj dhe Manaj u aktivizuan titullarë por nuk arritën ta ndihmonin skuadrën e tyre të regjistronte fitoren e dytë sezonale. Në përballjet e tjera, Lazio shkatërroi 4-1 Cagliarin, ndërsa Chievo Verona barazoi 1-1 me Bolognan.

Pas javës së dhjetë të kampionatit italian, kryeson Juve me 24 pikë, ndjekur nga Roma me 22 pikë, Napoli me 20 dhe Milan ka 19 pikë të grumbulluara.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891